Milani zyrtarizon Ragnik në muajin gusht, por nuk dihet ende roli i tij

Milani dhe Ralf Ragnick janë gjithnjë e më pranë. Persona që qëndrojnë afër trajnerit gjerman konfirmojnë se akordi mes palëve tashmë është arritur edhe pse për zyrtarizimin duhet pritur deri në muajin gusht kur të ketë përfunduar ky sezon.

Sipas “Tuttosport”, Rangnick do të jetë njeriu që do revolucionojë Milanin edhe pse mbetet ende për t’u përcaktuar roli i tij, nëse do të jetë trajner dhe drejtor i zonës teknike njëkohësisht, apo do të jetë vetëm drejtor i zonës teknike apo do të jetë vetëm trajner.

 

SHKARKO APP