Miliarderi Jeff Bezos pranë blerjes së Liverpoolit? Zyrtarizimi vjen këtë javë
Një lëvizje e bujshme mund të ndryshojë strukturën e pronësisë së Liverpoolit. Një konsorcium ku bën pjesë edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është pranë arritjes së një marrëveshjeje për të blerë rreth një të tretën e aksioneve të klubit anglez.
Lajmi është raportuar nga “Sky Neës”, sipas të cilit negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe një marrëveshje zyrtare mund të bëhet publike që këtë javë.
Fenëay Sports Group (FSG), grupi që zotëron shumicën e aksioneve të Liverpoolit që prej vitit 2010, pritet të jetë palë në këtë transaksion. Nëse marrëveshja finalizohet, konsorciumi ku përfshihet Bezos do të marrë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të klubit, duke u bërë një prej investitorëve kryesorë në “Anfield”.
Për momentin, bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm financiar dhe jo për një ndryshim të menjëhershëm të pronësisë së plotë të Liverpoolit. FSG pritet të ruajë kontrollin mbi klubin, ndërsa hyrja e një emri të përmasave të Jeff Bezos do t’i jepte strukturës së pronësisë një tjetër dimension.
Bezos, një prej njerëzve më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, ka qenë prej kohësh i lidhur me interesimin për investime në sport. Tashmë, emri i tij mund të bëhet pjesë e një prej klubeve më prestigjioze të futbollit anglez.
Nëse operacioni mbyllet, Liverpooli do të ketë një aksioner të ri me potencial të jashtëzakonshëm financiar, ndërsa FSG do të vijojë të jetë pronari kryesor i klubit.
Tashmë, vëmendja është te njoftimi zyrtar. Sipas “Sky News”, ai mund të vijë që brenda kësaj jave, duke hapur një kapitull të ri në historinë moderne të Liverpoolit.
KOHA JONË SONDAZH

