Milik braktis stërvitjen me Napolin dhe niset drejt Romës, Dzeko më pranë Juves
Zhvillime të reja në aksin Napoli-Romë. Milik nuk është më pjesë e planeve të Napolit dhe Gattusos, të cilët nuk e thirrën atë për miqësoret kundër Pescara dhe Sporting Lisbonës.
Sulmuesi polak nga dita e sotme ka braktisur stërvitjen që në mesditë. Transferimi në Romë po afron, agjenti i tij, David Pantak, është tashmë në kryeqytet për të gjetur marrëveshjen vendimtare me klubin verdhekuq.
Milik do të fitojë 5 milion euro në sezon (bonuse të përfshira) ndërsa rreth 25 milion euro do të përfundojnë në arkat e Napolit. Kjo lëvizje do të zhbllokojë edhe transferimin e Edin Dzekos te skuadra e Juventusit. Boshnjaku do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon, teksa pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare.