Milot Rashica me ekip të ri, por do të mbetet në Bundesligë

Milot Rashica është shumë pranë transferimit te Hertha Berlin këtë sension merkatoje. Futbollisti “dardan” mund të huazohet për gjashtë muaj në skuadrën berlineze, e cila do të jetë e detyruar ta blejë në verë, sigurisht nëse arrin të mbijetojë në Bundesligë.

Klubet po punojnë për të arritur marrëveshjen që gjithçka të mbyllet brenda së hënës. Hertha ka kërkuar një sulmues të shpejtë për një kohë të gjatë. Rashica mund të jetë zgjidhja e problemeve aktuale.

Hertha aktualisht renditet në vendin e 14-të në Bundesligë, me 17 pikë, vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë.

SHKARKO APP