Milot Rashica në Seria A? Mund të luajë në një ekip me Hysajn

Milot Rashicën mund ta shohim në Seria A në sezonin e ardhshëm. Mesfushori i Kosovës shihet si pasuesi perfekt i Jose Callejon, i cili pritet që të largohet në fund të këtij sezoni. Napoli nuk i ka ofruar asnjë propozim spanjollit për rinovimin e kontratës ndaj dhe me shumë mundesi aventura e tij do të mbyllet që kët ëverë në “San Paolo.

Trajneri Gennaro Gattuso ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e lojtarit. Drejtori sportiv i napolitanëve, Giuntoli, po flet me trajnerin dhe i ka propozuar dy emra që mund të zëvendësojnë spanjollin.

Everton Soares i Gremios është futbollisti i parë që përflitet, ndërsa i dyti është Milot Rashica. Futbollisti kosovar shihet si një alternativë sipas asaj që shkruajnë mediet italiane. Kalimi në Serie A mund të jetë hap shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, por në anën tjetër duhet fituar edhe konkurrenca me Leipzig, skuadër e cila ka arritur një marrëveshje me lojtarin para disa javësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?