Ministri i Shëndetësisë në Itali: Mund të ndjekim shembullim e Francës për Seria A
Optimizmi i së kaluarës tani po zbehet ngadalë. Rifillimi i Seria A është ende në dyshim. Vincenzo Spadafora, Ministri i Shëndetësisë në Itali është shprehur se mund të ndiqet edhe shembulli i Francës për anulimin e kampionatit.
“Unë jam pro fillimit të kampionatit, por kjo duhet bërë në kushte të një sigurie të plotë dhe jo në mënyrë të nxituar. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Federatën dhe Komitetin Shkencor, që do të ketë fjalën e fundit në këtë çështje, por optimizmi nuk është më si në fillim.
Ne nuk kërkojmë risk zero, por duam që protokolli të ofrojë një farë sigurie, Për më tepër, ai protokoll nuk është i aplikueshëm edhe në klubet e Serisë B dhe Ligës Pro, që nuk kanë mundësi karantinimi.
Pashë vendimin e Francës dhe mund që kjo zgjidhje të bëhet linjë në të gjithë Europën, megjithatë të presim. Gjithsesi ndoshta është koha të fillojmë të mendojmë për sezonin e ardhshëm”, tha ministri Spadafora.