FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miqësoret e qershorit / Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Izrael dhe Shqipëri- Luksemburg

Kuqezinjtë do të rikthehet në stadiumin Air Albania Stadium gjatë muajit qershor, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore përballë Izraeli dhe Luksemburgu.

Kuqezinjtë do të zbresin fillimisht në fushë më 3 qershor, në orën 20:00, ndaj Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë, më 6 qershor në të njëjtin orar, do të përballen me Luksemburgun.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se biletat për të dyja sfidat janë tashmë në shitje. Tifozët mund t’i sigurojnë ato online përmes platformës eBileta.al, të shpërndara zyrtarisht nga kompania T-Ticket, si edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadiumin “Air Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas procedurës së publikuar, tifozët duhet fillimisht të regjistrohen në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas përzgjidhet tribuna dhe ulësja përkatëse në stadium.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas zgjedhjes së vendeve, kërkohet plotësimi i të dhënave personale, përfshirë emrin, mbiemrin dhe adresën elektronike. Në fund, procedohet me pagesën online përmes kartës bankare dhe, sapo pagesa të konfirmohet, bileta dërgohet automatikisht në adresën e e-mailit të përdorur gjatë regjistrimit.

Dy sfidat miqësore do të shërbejnë si teste të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në prag të angazhimeve zyrtare të muajve në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?