Miqësorja me Francën, De Biazi: Do të falem tri herë në kishë të mos pësojmë goleadë
Para kësaj ndeshje, trajneri Xhani De Biazi ka thënë se shpreson që të mos pësojë një goleadë.
I pyetur nëse do të luajë në sulm në ndeshjen e sotme, De Biazi u shpreh:
“Po, duke sulmuar portën tonë… (batutë)… nëse do dua të marrim një mal me gola, atëherë do luajmë të gjithë në sulm”.
Ndërsa pyetjes së çfarë do bëjë për të ndaluar Francën, De Biazi ka thënë:
“Do shkoj fillimisht në kishë që të falem tri herë radhazi… (tjetër batutë)… para se të futem në fushë me skuadrën”.
Sipas tij, ndeshja e sotme për Shqipërinë nuk duhet të shihet si një ndeshje miqësore:
“Nuk ka ndeshje miqësore. Unë ua kam bërë të qartë lojtarëve të mi edhe këtë gjë. Miqësore është kur ti shkon të luash me miqtë e tu për t’u argëtuar dhe më pas shkon të darkosh me ata. Ato janë ndeshje miqësore. Ndërsa këto ndeshje, ndoshta nuk kanë rëndësi shumë për rezultatin, por gjithsesi të gjithë duan që t’i fitojnë. Të gjithë duan që të bëjnë figurë të mirë. Për më tepër që luajmë ndaj një France super, me lojtarë fizikisht shumë mirë dhe taktikisht po aq. Ndoshta ndër ekipet më të mira të momentit. Mjafton të shikosh se ku aktivizohen lojtarët e asaj skuadre”.
KOHA JONË SONDAZH

