Miqësorja me Kosovën, Prishtina gdhihet “e veshur” e tëra kuqezi

 

Kombëtarja shqiptare zhvillon miqësoren e parë në vigjilje të finaleve të Europianit, Euro 2016. Këtë miqësore kuqezinjtë do ta luajnë në Prishtinën, në tokën shqiptare ndaj Kosovës.  

Por si po pritet kombëtarja në Prishtinë? Sikur të luante me vetveten, para tifozëve të saj të zjarrtë, që janë veshur të gjithë kuqezi pa nisur ndeshja dhe mezi po presin të shohin lojtarët në fushë, ku për herë të parë ata nuk do të jenë aspak të interesuar për rezultatin.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifogrupi nga Prishtina “Plisat” e ka ngjyrosur Prishtinën prej dy ditësh kuq e zi. Mbështetësit e skuadrës kryeqytetase po punojnë që t’i bëjnë një pritje të veçantë Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjes vëllazërore kundër Kosovës. Sipas tifogrupit, rreth 5 mijë flamuj shqiptarë janë vendosur në pjesë të ndryshme të Prishtinës për të krijuar një atmosferë sa më festive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Iniciativa e “Plisave” synon që të bashkojë sa më shumë shqiptarë nga të dyja anët e kufirit dhe për të dhënë mesazhin e bashkimit në prag të ndeshjes historike mes Kombëtares Shqiptare të kualifikuar për në Euro 2016 dhe asaj të Kosovës. “Plisat” janë një prej tifogrupeve më aktive në mbështetje të Kombëtares Shqiptare. Mbështetësit e skuadrës së Prishtinës e kanë kthyer në traditë praninë e tyre në ndeshjet e Shqipërisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit tonë. Aty janë edhe tifozët kuqezi e shumë përkrahës të ekipit kombëtar. Ata besojnë tek një flamur, pavarësisht se kombi shqiptar tani ka dy shtete, dhe ai është flamuri kuqezi, i vetmi që i ka përfaqësuar dhe do t’i përfaqësojë përgjithnjë.   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?