Miqësorja, Shqipëria i gëzohet fundit, shmang humbjen me Gjeorgjinë

 

Mbyllet miqësorja e dytë e nëntorit, Shqipëri-Gjeorgji në shifrat 2-2. Me të njëjtin rezultat si përballë Kosovës, në miqësoren e kaluar, kuqezinjtë e Xhani De Biazit arritën të shmangnin humbjen në minutat shtesë të këtij takimi. Por tifozët ndryshe nga festa në Prishtinë, ndaj Gjeorgjisë u shfaqën më të zemëruar dhe krijuan tensione,  mirëpo në fund barazimi lehtësoi disi zhgënjimin e tyre. Shqipëria u gjet në disavcantazh të dy golave, por barazoi shifrat në 10 minutat e fundit. Sokol Cikalleshi i dha fund shtyllave apo rasteve të humbura duke barazuar në 92’.  Sulmuesi kavajas, me një supergol, teksa godet fluturimthi dhe e çoi rezultatin në 2-2. Kuqezinjtë shkurtuan diferencën në 88’, kur Migjen Basha gjuajti nga larg dhe topi pushoi në rrjetë.  Miqtë kaluan të partë në avantazh, duke shënuar dy gola në fillimin e ndeshjes, dhe me fillimin e pjesës së dytë.  Pa nisur mirë loja, në 2’, në favor të Gjeorgjisë shënon Amisulashvili. Pas një krosi nga e majta, mesfushori harrohet në zonë dhe i vetëm përballë Berishës godet dhe dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, por pati tension nga tifozët e pranishëm në stadium në disa momente. Me fillimin e pjesës së dytë, në 52′ Chanturia, pas një aksioni pa pretendime, i vetëm midis mbrojtjes sonë, gjuan dhe shënon. 0­2 për Gjeorgjinë, e cila befason për të dytën herë skuadrën tonë. Por edhe pse krijuan volum loje dhe raste, Shqipëria e pati të vështirë fitoren me gjeorgjianët duke ia dalë gjithsesi në fund të shmangte humbjen.

Tensioni

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozët, pas sulmeve në Paris, i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë nga policia. Momenti i tensionit në minutën e 7-të. Tifozët hedhin flakadanë në fushë ne shenjë proteste duke ndërprerë për disa sekonda ndeshjen. Në miqësoren ndaj Gjeorgjisë tifozët kanë reaguar. Mesazhi i tifozëve ndaj FSHF-së ka pasur lidhje për shpërfilljen që u është bërë në ndeshjen ndaj Serbisë. “Ku i keni tifozët”, shkruajnë në banderolën e tyre, nga tifozë kuqezi. Gjithashtu policia ka ndalur “Tifozët Kuq e Zi” të futin në stadium koreografitë e tyre të zakonshme, si dhe foto të personazhit të njohur tashmë, “Ballist” Morina, i cili vazhdon të jetë i burgosur për armëmbajtje pa leje. Tifozët hodhën flakadanë në fushë në shenjë proteste dhe ndërprenë lojën në disa momente, për shkak të hedhjes së tymueseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Qemal Stafa”

Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji, ishte e fundit që Kombëtarja Shqiptare zhvilloi në stadiumin “Qemal Stafa”, pasi në muajin janar impianti aktual pritet të prishet dhe më pas të ndërtohet “Arena Kombëtare”, nuk ka nisur edhe aq mirë për ekipin tonë kombëtar.  Në dy vitet e fundit ndeshjet miqësore dhe ato eliminatore, Shqipëria i ka luajtur në “Elbasan Arena”, pasi “Qemal Stafa” nuk i plotësonte kushtet e vendosura nga UEFA.  Para ndeshjes, pasi janë dëgjuar dy himnet e të dyja ekipeve, u dëgjua edhe ai francez si dhe u mbajt një minutë heshtje në shenjë solidarizimi për terrorin e ndodhur para pak ditësh në Paris.

 

Shqipëri-Gjeorgji 2-2

Shënues:Basha 88’, Cikalleshi 90+3’ / Amisulashvili 2’, Chanturia 52’

Shqipëria: Berisha (Hoxha 75’), Lila (Gjimshiti 29’), Lenjani (Shala 57’), Agolli, Sadiku, Gashi (Cikalleshi 65’), Lilaj, Xhaka (Basha 56’), Ajeti, Veseli, Roshi (Manaj 60’).

Trajner:Gianni De Biasi

Gjeorgjia:Revishvili, Lobzhanidze, Grigalava, Kashia, Amisulashvili, Kankava, Daushivli, Gelashvili (B.Tskhadadze 76’), Qazaishvili (Kobakhidze 82’), Chanturia, Navalovskii.

Trajner:Kakhaber Tskhadadze

Gjyqtarë:Davide Massa, Sergio Rangetti, Fabiano Preti (Itali)

Kartonë të verdhë:Ajeti / Lobzhanidze

 

Shpërblimi 2 mln euro, fillon shqetësimi i lojtarëve kuqezi për vonesën

Vazhdon ende të mbetet i paqartë shpërblimi që kuqezinjtë do të marrin pas kualifikimit historik. Lojtarët pretendojnë se do të përfitojnë 2 mln euro dhe besojnë se do të marrin shpërblimin, çka ka qenë temë diskutimi gjatë ditëve të fundit, në grumbullimin për miqësoret. Mësohet se FSHF kërkon të shpërblejë ekipin me 1 mln euro, çka ka krijuar pakënaqësi. Megjithatë, lojtarët janë shprehur se shpërblimi nuk është dhënë për shkak të procedurave, ndërkohë që për kualifikimin historik Shqipëria përfitoi nga UEFA plot 12 mln euro.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?