Miqësorja, Shqipëria përballë Austrisë më 26 mars

Do të jetë Austria kundërshtarja e Shqipërisë, në miqësoren e 26-marsit. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u rezervua përsa i përket emrit të përfaqësueses me të cilën do të përballeshin kuqezinjtë në takimin e parë të marsit, mësohet se bëhet fjalë për Austrinë. Zyrtarizimi i miqësores, që do të zhvillohet në Vjenë, mbetet thjesht formalitet.

Kreu i Federatës së Futbollit Shqiptar theksoi gjatë prezantimit të uniformës së re të kombëtares. Më 3 shkurt do të bëhet një deklaratë e përbashkët e federatës shqiptare dhe asaj austriake. Sakaq, 29 marsi është një tjetër datë e lirë, të cilën Shqipëria mund ta shfrytëzojë për një tjetër ndeshje miqësore. Duka konfirmoi gjithashtu se përpara debutimit zyrtar kundër Zvicrës në Euro 2016, se Shqipëria do të luajë dy teste miqësore në muajin maj që do t’i shërbejnë trajnerit Gianni De Biasi për të kolauduar grupin dhe për të mësuar më shumë rreth formës së lojtarëve të veçantë.

Largimi i Shkëlzen Gashit nga Bazel shihet edhe më i sigurt, pasi lojtari nuk ka minutat dhe aktivizimin që dëshiron. Sipas “Blick” Gashi mund të transferohet në SHBA, ku ka disa oferta për të. Në SHBA Gashi mund ta ketë të sigurt një vend titullari, gjë që është shumë e nevojshme për yllin Kuq e Zi.  Për Gashin ka disa oferta dhe nga Kina, por sipas “Blick” Gashi preferon të luaj në SHBA. Shumë shpejt pritet të mësohet edhe “zyrtarisht” stacionin e radhës i “bomberit” Kuq e Zi, teksa pistat italiane të Sampdorias e Torinos janë zbehur kohët e fundit. Por qëndron ende Gallatasarai dhe Olimpik Marsejë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?