Miratohet protokolli, Seria A drejt rifillimit të kampionatit

Sinjale shumë pozitive edhe nga kampionati italian që duket se po shkon drejt rifillimit të sezonit 2019-2020, pasi Komiteti Shkencor Teknik miratoi sot protokollin e hartuar nga Federata Italiane e Futbollit dhe Liga e Serisë A.

Miratimi i këtij protokolli “ndez dritën jeshile” që skuadrat të mund të stërviten në grup tashmë, ndërsa në ditët në vijim pritet të vendoset edhe për datën kur do të nisin ndeshjet e vërtetë atë kampionatit, ndonëse pa praninë e tifozëve.

Çështja e protokollit për rifillimin e kampionatit italian ishte problemi kryesor në vendin fqinj, pasi është modifikuar 2-3 herë, për të arritur në versionin final, që duket se ka bërë bashkë si klubet e Serisë A, ashtu edhe Komitetin Shkencor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Sporteve Vincenzo Spadafora konfirmoi vullnetin për të rinisur kampionatin që më 13 qershor, nëse kurba e të prekurve dhe të vdekurve prej koronavirusit do të vijojë të ulet siç edhe ka ndodhur gjatë këtyre ditëve. Data e rifillimit do të mësohet më 28 maj sipas Spadaforës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?