Mirlind Daku nuk ndalet, shënon sërish me Rubin Kazan në kampionatin rus

Mirlind Daku vijon formën e shkëlqyer në kampionatin rus, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës në javën e dytë të sezonit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi në minutën e 19-të të ndeshjes ndaj Akron Togliatti, duke i dhënë Rubin Kazanit avantazhin 2-0 në transfertë.

Ky është goli i dytë radhazi për Dakun në kampionat, pasi edhe në javën e parë ai shënoi ndaj kampionëve të Krasnodarit, duke e nisur sezonin në mënyrën më të mirë.

Paraqitjet e sulmuesit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe në merkaton. Sipas raportimeve të fundit, Lokomotiva e Moskës është e gatshme të paguajë klauzolën e largimit prej 11 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesimi i klubit kryeqytetas ka shtuar spekulimet për të ardhmen e Dakut, i cili mund të largohet nga Rubin Kazan nëse oferta konkretizohet gjatë kësaj vere.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?