“Mister Bee”, një tajlandez afron 1.1 miliardë Euro për Milan
Ndeshja më e rëndësishme e Seria A do të luhet të djelën mes Inter e Milan. Të dyja ekipet e Milanos ndodhen në pozitat të vështira këtë sezon dhe fitoren e shohin si shenjë ngushëllimi për tifozeritë e tyre të zhgënjyera
Në prag të kësaj sfide, 1.1 miliardë Euro ka ofruar manjati tajlandez Mister Bee për të thyer konkurrencën në garën për blerjen e aksioneve të Milan. Sipas mediave italiane, Bee synon të arrijë kuotën e 70 % të aksioneve brenda këtij viti duke derdhur fillimisht 330 milionë me alternativën e blerjes përfundimtare me 44 milionë Euro të tjera. Pjesa tjetër e shpenzimeve do të shkojnë për të mbushur defiçitin e krijuar gjatë viteve të fundit për të ndërtuar më pas një projekt që garanton suksese në të ardhmen. Por pavarësisht zërave që e afrojnë klubin kuqezi me Bee Taechaubol, një tjetër alternativë që duhet marrë parasysh është edhe përfaqësuesi i një pakete kineze, Richard Lee.
Në këtë mënyrë, tajlandezi kërkon të djegë etapat duke kërkuar ta mbyllë sa më shpejt këtë marrëveshje pasi gëzon mbështetjen e disa biznesmenëve të fuqishëm nga Azia për likuiditetin financiar. Objektivi kryesor është zgjerimi drejt tregut aziatik por edhe ndërtimi i një stadiumi të ri. Bisedimet në kampin italian drejtohen nga presidenti Silvio Berlusconi, i cili ka vendosur veton për të mos lejuar shitjen e më shumë se 70 % të aksioneve. Në këtë mënyrë, ai mund të ruajë postin e presidentit honorifik, ndërsa Barbara Berlusconi do të vazhdojë të mbajë një rol drejtues në shoqëri.
Parma është penalizuar me katër pikë të tjera në klasifikim, ndonëse fitoi një javë më parë me Juventus, kryesues i Seria A. Pas kësaj humbje bardhezinjtë do të zbresin sot në fushë, në përballjen me Lacion e vendit të dytë. Diferenca mes tyre, pas 30 javëve të parë është 12 pikë, por Lacio ka pasur një ecuri fantastike gjatë javëve të fundit, duke njohur disa fitore radhazi dhe përfitoi fundjavën e kaluar nga barazimi i Romës për t’i marrë vendin e dytë. Roma e ndjek një pikë pas dhe synon jo vetëm të fitojë me Atalantën, por pret që të gabojë rivali i saj historik, për të rikthyer në vend të dytë. Në kampin e Lacios pritet të zbresë sot titullar kapiteni Lorik Cana te Lacio, ndërsa portieri Etrit Berisha do të jetë në stol, duke qenë se rikthehet Marchetti.
.
Seria A
Java e 31-të – Sot
18:00 Sampdoria – Cesena
20:45 Juventus – Lazio
19 prill
12:30 Sassuolo – Torino
15:00 Chievo – Udinese
15:00 Empoli – Parma
15:00 Palermo -Genoa
15:00 Roma – Atalanta
18:00 Cagliari – Napoli
20:45 Inter – Milan
20 Prill
20:45 Fiorentina – Verona
1 Juventus 70
2 Lazio 58
3 Roma 57
4 Napoli 50
5 Fiorentina 49
6 Sampdoria 49
7 Genoa 44
8 Torino 43
9 Milan 42
10 Inter 41
11 Palermo 38
12 Sassuolo 35
13 Chievo 35
14 Udinese 34
15 Empoli 33
16 Verona 33
17 Atalanta 29
18 Cesena 22
19 Cagliari 21
20 Parma 12
KOHA JONË SONDAZH

