“Misteri” Kumbulla, mbrojtësi fut në “sherr” Interin, Juven dhe Lazion
Marash Kumbulla një vit më parë ishte i njohur vetëm për ekspertët e sektorit të të rinjve, ndërkohë që tashmë është pjesë e artikujve për interesime nga Inter, Juventus, Lazio, Napoli, ekipet angleze dhe ato gjermane. “Gazzetta dello Sport” ka bërë një analizë të situatës së mbrojtësit të kombëtares sonë, që është kthyer në një duel “titulli” për të siguruar shërbimet e tij.
Shitja gjatë merkatos së verës, duket një gjë e sigurt duke parë situatën. Napoli ishe e para që bëri lëvizjen që në janar, ndërkohë që më as provoi Interi, Lazio dhe Juventusi. Për ta kuptuar se si do të përfundojë, nuk do të jetë aspak e thjeshtë.
Ka një ekip favorit, që është Interi, por dueli është i hapur edhe me dy skuadrat gjermane, Leipzig dhe Dortmund. Për momentin ata janë disi pas në tratativa. Verona kërkon 30-35 milionë euro dhe kërkon që ta mbajë shkodranin edhe për një tjetër sezon në huazim, sigurisht nëse qëndron edhe trajneri.
Situata e 20-vjeçarit është shumë e komplikuar. “La Stampa” të shtunën raportoi për një akord me Juventusin, por ai që do të marrë një vendim përfundimtar në javët e ardhshme është vetë Kumbulla. Skuadra torineze ka jo pak mbrojtës të rinj të blerë në vitin e kaluar nga De Ligt, te Demiral dhe Romero (huazuar te Genoa), ndaj dhe duket e vështirë që të investojë një shifër të tillë pr mbrojtësin shqiptar.
Ndërkohë Interi duket se e sheh menjëherë si titullar në mbrojtjen me tre të Conts, duke marrë në konsideratë faktin se Godin me shumë mundësi do të largohet. Me Bastonin, De Vrij dhe Kumbullën, trinomi i Interit ofron siguri edhe për disa vite. /Rozalb Lika-Koha Jone/