Mitaj dhe Asani “asat” që nderuan trajnerin brazilian të kombëtares kuqezi

Trajneri Sylvinho dhe loja në grup, me lojtarët që ishin të gatshëm të sakrifikonin dhe të luftonin për njëri-tjetrin në çdo cep të fushës, patjetër që rezultuan si një nga faktorët kryesorë që dërguan Shqipërinë te suksesi në Euro 2024.

Dyshja Mario Mitaj dhe Jasir Asani ishin nga lojtarët që lanë më shumë mbresa në këtë fushatë eliminatore. Njëri në mbrojtje tjetri në sulm, njëri nuk pushon së vrapuari dhe dribluari kundërshtarë, tjetri as që ka ndërmend të driblohet ndonjëherë nga kundërshtarët. Të dy në këtë kombëtare as që e njohin frikën dhe druajtjen në fushë.

Mitaj kishte qenë edhe më parë në kombëtare, por këtë herë iu besua një rol prej protagonisti dhe ai nuk zhgënjeu. Nga ana tjetër, Asani i cili u afrua për herë të parë në këto eliminatore, u kthye falë atyre golave të paharrueshëm në xhevahirin e tifozëve kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asani është shembulli më i mirë që reflekton durimin edhe atëherë kur horizonti nuk premton shumë. Priti kombëtaren dhe dashuroi vetëm ngjyrat kuqezi duke dribluar me klas propozimet nga Maqedonia e Veriut. Kot nuk thonë, i duruari i fituari, pasi pritja ia vlejti dhe tashmë Asani gëzon të gjithë dashurinë e shqiptarëve të cilët kanë besim se edhe në kampionatin europian, 28-vjeçari do të dijë të realizojë ato supergolat që i ka specialitetin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mitaj, nuk është një veteran, por i ngjason shumë një të tilli. Është vetëm 20-vjeçar, por krahu i majtë është pronë e tij pavarësisht vizitorëve të ndryshëm. Me topin në këmbë dhe kokën lart, Mitaj është një garanci teksa të habit dhe të gëzon në të njëjtën kohë se si merr thuajse gjithnjë vendimet e duhura në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?