Mjeku i Partizanit: Aldo ka përmirësime, kaloi faza kritike

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, i cili të shtunën ra nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë, është në përmirësim. Kjo është situata që mjeku i klubit të Partizanit tregoi për ”Report TV”. Dhimston Gjini u shpreh 24-vjeçari e ka kaluar momentin e vështirë dhe se tani ndodhet nën kujdesin intensive të mjekëve në spitalin e traumës.

”Gjendja është në përmirësim të dukshëm në krahasim me të shtunën, ditët kur ndodhi edhe ngjarja. Është kaluar faza kritike pasi tani futbollisti nuk ndodhet më në reaminacion, por në pavion. Është me parametra klinik më dinamik të pranueshëm dhe aktualisht ndodhet në mjekim intensiv. Duke parë kushtet në të cilat ndodhet besojmë se është një situatë e kalueshme”.

Teja është i aftë të komunikojë dhe është i orientuar saktë në hapësirë dhe kohë. Portieri i klubit të Partizanit tronditi opinionin futbollistik dhe jo vetëm të shtunën një orë pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Teuta, teksa fillimisht u raportua se një 24-vjeçar ishte hedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Sipas policisë personi me incialet A.T ishte hedhur nga kati i gjashtë në kushte të rënduara psikologjike, ndërsa sipas klubit gjithçka kishte qenë një aksident.

SHKARKO APP