Mjellma e Utrehtit, nostalgjia e Milan ndjehet edhe në Shqipëri
Në fund të muajit tetor, ai festoi 51-vjetorin e lindjes.
Tek Milan ka ende nostalgji, teksa tifozët vazhdojnë dhe urojnë ish-sulmuesin e kësaj skuadre. Por edhe në Shqipëri shumë tifozë besohet se janë bërë tifozë me Milan, në kohën e artë, kur legjenda Marco van Basten luante krah dy patriotëve të tij, Rud Gulit e Frenk Rajkard, dhe me ta formonte treshen me spektakolare të kohës, ndoshta treshen më të goditur në historinë e futbollit. “51 vite më parë lindi mjellma e Utrehtit (qyteti holandez). Klubi i Milan pasi i uron atij ditëlindjen, dhe e falënderonte për gjithçka kishte dhënë për ne, ” –shkruhej në faqen zyrtare të Milan, teksa shumë prej tyre vazhdojnë të komentojnë faktin sesi “San Siro” mbushej plot e përplot në kohën e tij, kurse tani…
Me mijëra tifozë të Milan sot ende kujtojnë me nostalgji vitet e arta të kohës së van Basten, pasi vitet e fundit kjo skuadër duket në krizë. Në kohën e holandezit, spektakli ishte i garantuar me van Basten, tre herë fitues i Topit të Artë, i cili arrinte të shënonte nga çdo pozicion aq sa në sulm konsiderohej nga ata lojtarë që nuk mund të markohej.
Dhe mos harrojmë se i dha lamtumirë futbollit kur ishte 27-vjeç, në kulmin e karrierësm megjithatë la gjurmë, aq sa kujtohet me nostalgji pas gati tre dekadash.
KOHA JONË SONDAZH

