“Mjeshtri” Marotta, i vjedh goditjen me kosto zero Juventusit në mbrojtje
John Stones është shumë pranë zyrtarizimit si futbollisti më i ri i Interit. Pas arritjes së marrëveshjes verbale në orët e fundit, klubi zikaltër ka finalizuar të gjitha detajet e transferimit të ish-mbrojtësit të Manchester City.
Mbrojtësi anglez do të firmosë një kontratë dyvjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2028. Në orët e ardhshme ai pritet të mbërrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore, përpara se të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i skuadrës.
Megjithatë, afrimi i Stones nuk e mbyll merkaton e Interit në repartin defensiv. Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit zikaltër vazhdojnë të punojnë edhe për transferimin e Cristian Romero, i cili mbetet objektivi tjetër madhor për mbrojtjen.
Nevoja për dy përforcime në prapavijë erdhi pas largimit të Francesco Acerbit, Stefan De Vrij dhe Matteo Darmian gjatë merkatos së verës. Drejtori sportiv Piero Ausilio kishte bërë të ditur prej javësh se Interi do të afronte dy mbrojtës cilësorë, ndërsa John Stones dhe Cristian Romero konsiderohen si profilet ideale për të rindërtuar repartin defensiv të skuadrës.
KOHA JONË SONDAZH

