Modelja pasi e refuzoi Ronaldon, tregon arsyen (Foto)
Modelja, Rhian Sugden, ka bërë të ditur se ka refuzuar Cristiano Ronaldon
Që nga ndarja me modelen ruse, Irina Shayak, Cristiano Roanldo ka qenë në kërkim të aventurave të reja, por duket se ka qenë i pafat gjatë këtij viti.
Modelja 29-vjeçare, Rhian Sugden, ka rrëfyer historinë e saj me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
“Gjithçka nisi në telefon. Shkëmbimi i numrave ishte sipas mënyrës klasike. U vendos një kontakt dhe kjo ishte pjesa më e madhe e punës. Por, ai ishte shumë këmbëngulës gjë që më shtyri t'i them jo”, tregoi modelja 29 vjeçare.
Ronaldo është përfolur edhe më herët për refuzime nga femrat. Aline Lima, modele 22-vjeçare nga Brazili, disa ditë më parë bëri të ditur se Ronaldo i kishte kërkuar që t’i dërgonte foto nudo, por “të mos i tregonte kujt”, por edhe kjo kërkesë e portugezit ishte refuzuar
KOHA JONË SONDAZH

