Modric, 40-vjeçari më i mirë në fushë me statistika të frikshme

Në përballjen Milan-Napoli, spektakli nuk mungoi, por një emër tërhoqi gjithë vëmendjen: Luka Modric. Kroati, në moshën 40-vjeçare, tregoi se klasa e tij nuk njeh kufij, duke udhëhequr lojën e kuqezinjve me finesë dhe inteligjencë të rrallë.

Në minutat e ndeshjes, Modric tregoi një repertor të plotë: pasime të sakta, përdorim perfekt të çdo pjese të këmbës, kontroll absolut mbi topin dhe lexime brilante të lojës. Vetëm një pasim i gjatë i gabuar ndaj Fofanas prishi një mbrëmje pothuajse perfekte, por kjo nuk e zbeh dot magjinë që ai solli në “San Siro”.

Trajneri Allegri e vendosi kroatin përpara mbrojtjes për t’i dhënë liri totale, dhe vendimi rezultoi vendimtar. Nga një lëvizje vertikale dhe asistimi i Saelemaekers, Modric u gjend në pozicionin e duhur për të shënuar golin e fitores ndaj Bolognas, një tjetër dëshmi se eksperienca dhe klasa shkojnë dorë për dore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kontributit në sulm, Modric shkëlqeu edhe në fazën defensive me ndërhyrje të sakta dhe lëvizje horizontale të vazhdueshme. Inteligjenca e tij në fushë e bën të duket se koha nuk ka asnjë ndikim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?