Mohon kalimin në Premier League, Klop: Nuk e kam idenë se ç’flitet!

Trajneri i Borussia dortmund, Jurgen Klopp hodhi poshtë mundësinë e transferimit në Premier League në fund të këtij sezoni, pas spekulimeve të ndryshme. Trajneri  47-vjeçi, i cili në muajin qershor do të largohet nga Borussian e Dortmundit, nuk dëshiron të flasë për të ardhmen e tij, madje ai këmbëngul se zërat që e lidhin me Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Arsenalin janë krejtësisht të pavërteta. – “Unë as që e kam idenë se për çfarë flasin mediat dhe as që jam i interesuar për këtë. Me sa kuptoj, gazetarët duhet të më njohin më mirë. Tani për tani e ardhmja ime nuk më shqetëson aspak dhe më besoni apo jo, nuk kam planifikuar asgjë. Jam krejtësisht i fokusuar në ndeshjet e mbetura të Bundesligës.”

Në javën e 30- të të Bundesligës, Borussia e Dortmundit do të presë në “Signal Iduna Park” Eintrahtin e Frankfurtit, me synim ngushtimin e diferencës me Augsburgun, që renditet në zonën europiane. Objektivi i verdhezinjve mbetet pjesëmarrja në Europa League. Për Klopp ky është sezoni i shtatë në krye të Dortmundit, periudhë gjatë së cilës ka arritur të fitojë dy tituj të Bundesligës dhe një Kupë të Gjermanisë si dhe është kualifikuar deri në finale të Championsit në vitin 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?