Momente frike në ndeshjen Egnatia-Partizani, Dwamena humb ndjenjat në fushë (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 11 Nëntor 2023 14:12
Momente paniku në ndeshjen Egnatia-Partizani. Sulmuesi Raphael Dwamena, ka humbur ndjenjat një minutën e 25-të të ndeshjes.
Ankth dhe panik në Rrogozhinë, ku mjekët kanë ndërhyrë menjëherë dhe lojtari është transportuar me urgjencë në spital.
Kujtojmë se më herët lojtari ka pasur probleme me zemrën dhe kjo ka bërë që paniku të jetë edhe më i madh.
KOHA JONË SONDAZH

