Momente frike për lojtarin e Lazios, i vjedhin orën me armë

Toma Basic është futbollisti i radhës që ka rënë pre e grabitjeve. Mesfushori kroat i Lazios ka kaluar momente tmerri gjatë ditës së sotme. 25-vjeçarit i është grabitur një orë Rolex në zonën Parioli të kryeqytetit italian.

Basic po shkonte në një drekë me shokët e skuadrës, teksa një person me fytyrë të mbuluar e ka kërcënuar sapo ka zbritur nga makina e tij.

Lojtarit nga Zagrebi i është drejtuar arma përpara fytyrës, duke e detyruar që tu dorëzonte orën e shtrenjtë grabitësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?