Momente frike për Mertens, avioni i tij del jashtë pistës në Belgjikë

Moment frike për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens. Futbollisti belg u ul të shtunën e kaluar me një avion privat në Deurne, afër Antwerpit, por avioni i tij doli jashtë pistës. Për fat të mirë, siç raportohet nga mediet belge, incidenti nuk solli asnjë pasojë.

Lojtari i Napolit, i cili dëmtoi kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen kundër Interit, më 16 dhjetor, shkoi në Belgjikë për të vijuar rehabilitimin e tij me sistemin “Move To Cure” të fizioterapistit Lieven Maesschalck.

Në këtë rast, Mertens fluturoi nga Napoli drejt Antwerpit (së bashku me qenin e tij), duke prenotuar një avion privat, një aeroplan Cessna të kompanisë kroate “Jung Sky”. Në aeroportin e Deurne, për shkak të shiut të madh, pilotët nuk ishin në gjendje ta mbanin aeroplanin në pistë dhe ai lëvizi më tej sesa pritej, duke përfunduar në barin e zonës së sigurisë.

SHKARKO APP