Momente paniku për Marcelon, qëllon pranë sherrit mes policisë dhe tifozëve në Azteca
Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid dhe i kombëtares së Brazilit, Marcelo, është përfshirë pa dashje në incidentet që ndodhën jashtë stadiumit legjendar Estadio Azteca përpara nisjes së Kupës së Botës 2026.
Sipas raportimeve, braziliani u gjend në mes të turmës gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave lokale të sigurisë, të cilat u regjistruan në zonën përreth stadiumit pak orë para ceremonisë hapëse të turneut.
Situata krijoi momente tensioni, ndërsa Marcelo ndodhej pranë vendit ku po zhvilloheshin incidentet. Pasi u identifikua nga autoritetet, ish-futbollisti u shoqërua menjëherë larg zonës së rrezikut nga forcat e rendit.
Fatmirësisht, legjenda braziliane nuk pësoi asnjë dëmtim fizik, megjithëse përjetoi momente frike dhe pasigurie gjatë kaosit të krijuar.
KOHA JONË SONDAZH

