Momente rrëqethëse, lojtarët e Egnatias shpërthejnë në lot kur mbërrin trupi i pajetë i Dwamena-s
Pamje rrëqethëse janë parë në spitalin e Kavajës, ku mbërriti trupi i pajetë i futbollistit të Egnatias, Rafael Dëamena. Edhe pse u mendua se kishte kaluar më të keqen kur ai u largua me ambulancë nga stadiumi i Rrogozhinës, më pas ata mësuan lajmin tragjik se ai kishte mbërritur pa jetë në spitalin e Kavajës.
Disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë shkuar menjëherë atje dhe kanë marrë lajmin e kobshëm për shokun e tyre të skuadrës.
28-vjeçari nga Gana ishte diagnostikuar me probleme në zemër në vitin 2021 dhe mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll. Megjithatë, sezonin e kaluar, ai u bë pjesë e Egnatias së Rrogozhinës, ku ishte një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

