Momenti kur trajneri i Fenerbahce u godit me shishe, më pas dha dorëheqjen (VIDEO)
Një incident i pazakontë ka tronditur Fenerbahçen pas barazimit 1-1 ndaj Romës, teksa trajneri Ismail Kartal u godit nga një shishe e hedhur nga tribuna. Pak pas përfundimit të ndeshjes, 65-vjeçari njoftoi dorëheqjen nga detyra, duke i befasuar drejtuesit dhe futbollistët e klubit.
Fenerbahçe dhe Roma u ndanë në barazim 1-1, në një sfidë ku miqtë kaluan fillimisht në avantazh me Bryan Cristante, ndërsa Archie Broën barazoi rezultatin për skuadrën turke në pjesën e dytë.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen pas ndeshjes ishte një incident i ndodhur pranë pankinës së Fenerbahçes. Pamjet e publikuara pas takimit tregojnë momentin kur një tifoz, i ulur pas pankinës së trajnerit, hodhi një shishe në drejtim të Kartal.
Pak më vonë, trajneri turk doli në konferencën për shtyp dhe bëri një njoftim të papritur.
“Dua të përgëzoj lojtarët e mi dhe të njoftoj dorëheqjen time, duke filluar nga ky mbrëmje”, deklaroi Kartal.
Ai shtoi se vendimi ishte marrë me synimin për t’i dhënë kohë klubit, lojtarëve dhe trajnerit të ardhshëm që të përgatiteshin për vazhdimin e sezonit.
“Kam dhënë dorëheqjen ndërsa ka ende kohë, për të ndihmuar Fenerbahçen time të dashur, lojtarët e mi dhe trajnerët e ardhshëm. I uroj të gjithëve një mbrëmje të mirë, me bindjen se nuk do të kthehem më”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

