Monaco fitore surprizuese ndaj Barcelonës, “paqe” mes Atalantës dhe Arsenalit

Super Championsi sjell surprizën e parë në këtë edicion të parë. Monaco ka arritur një fitore të madhe 2-1 ndaj Barcelonës, një ndeshje që e luajti me një lojtar më shumë. Eric Garcia u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 11-të, duke lënë blaugranët me një futbollist më pak.

Akliouche përfitoi dhe zhbllokoi ndeshjen pas 5 minutash, por Barcelona gjeti forcat për të barazuar me super talentin Lamine Yamal. Monaco ngulmoi dhe në pjesën e dytë shënoi golin e fitores me Ilenikhena.

Atalanta dhe Arsenal nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola 0-0. Retegui humbi shansin e artë nga pika e bardhë në minutën e 51-të. Atletico Madrid fito me përmbysje 2-1 ndaj Leipzig. Griezman dhe Gimenez përmbysën golin e Sesko. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

SHKARKO APP