Montella deklaratë ‘shpërthyese’ pas barazimit në sekondat e fundit

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se barazimi ishte rezultati më i drejtë në derbin e Italisë.

Në një dekltaratë për mediat pas ndeshjes, Montella përgëzoi lojtarët për shpirtin që treguan deri në sekondën e fundit, shkruan “Calciomercato.it”, transmeton SYRI.net.

“Gjatë 30 minutave të pjesës së parë ne kemi luajtur shumë mirë, pastaj pas golit të Candrevas lojtarët filluan të shpërqendroheshin. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Nëse do të kishim humbur sot do të ishte absurde pasi nuk e meritonim. Përgëzoj lojtarët që luftuan deri në sekondën e fundit. Në kampin e Interit le të spekulojnë me akuza ndaj gjyqtarit…”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që ndeshja mes Interit dhe Milanit u mbyll në barazimi 2-2 ku Zapata shënoi në sekondat e fundit, ndërsa gjyqtari kryesor lejoi që ndeshja të luhej dy minuta më shumë se koha shtesë e dhënë nga arbitri i katër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?