Montella shkarkohet nga stoli i Turqisë pas serisë së humbjeve në Ligën e Kombeve

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka njoftuar ndarjen me trajnerin Vincenzo Montella, pas një reflektimi të gjatë dhe katër ditë pas humbjes ndaj Italisë në Ligën e Kombeve. Kjo humbje shënoi disfatën e katërt radhazi në katër ndeshje për kombëtaren turke. Në një deklaratë zyrtare, TFF theksoi se “Këshilli Drejtues i Federatës Turke të Futbollit, në mbledhjen e sotme, vendosi të mos konfirmojë z. Vincenzo Montella si trajner të kombëtares”.

Tekniku italian mbyll kështu një eksperiencë trevjeçare në stolin e “Gjysmëhënave”, e cila nisi me sukses të madh. Nën drejtimin e tij, Turqia arriti në çerekfinalet e Euro 2024 dhe siguroi një kualifikim historik për Kupën e Botës 2026, 24 vjet pas pjesëmarrjes së fundit.

Megjithatë, fundi i kësaj periudhe u shënua nga rezultate zhgënjyese, përfshirë eliminimin në raundin e parë të Kupës së Botës dhe serinë e katër humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve. Në total, Montella drejtoi Turqinë në 40 ndeshje, duke regjistruar 21 fitore, 5 barazime dhe 14 humbje. Për pasardhësin e tij, kandidatura e Arda Turan është e fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?