FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekipi i Berlusconit, “Monza”, nuk di të ndalet në merkato, kërkon edhe Cavanin

Ekipi italian “Monza” nuk ka ndërmend të ndalet në këtë sesion të merkatos. Pasi siguruan shërbimet e Matteo Pessina, njeriu i ish-kryeministrit Berlusconi, i njohur Galliani do të provojë të vë në jetë një tjetër goditje të madhe.

Sipas “Sky Sport’ numri një i Monzës është vënë në ndjekje të Edison Cavanit. Sulmuesi uruguajan, tashmë 35 vjeç, mbylli një sezon jo pozitiv te Mancester United ndërsa tashmë është një lojtar i lirë.

Galliani është takuar me përfaqësuesit e Cavanit për të gjetur një akord të shpejtë. Objektiva të tjerë të klubit janë Andrea Pinamonti dhe Andrea Petagna. Sulmuesi i Interit ka gjasa më të mëdha që t’i bashkohet klubit të sapongjitur në elitën e futbollit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket “Monza” do të bëjë spektakël këtë vit në Serinë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?