Morata: Në Spanjë nuk më respektojnë, dua të largohem!

Alvaro Morata ngre zërin dhe shpreh dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madrid. Sulmuesi, edhe pse i fokusuar te Euro 2024, sërish gjen kohë për të lëshuar sinjale në merkato, aty ku ka interes nga Milan, por edhe ish-klubi i tij Juventus. Së fundmi, Morata thekson se në Spanjë nuk e respektojnë dhe gjithnjë gjejnë një mënyrë për ta kritikuar.

“Nuk jam aspak i lumtur, në fakt e kam shumë të vështirë që të jem i lumtur në Spanjë. E di që ka shumë njerëz që presin që unë të ndëshkohem me kartonë pasi besojnë se pa mua në lojë është më mirë.

Unë e di që kam një jetë të bukur familjare, por kur vjen puna te skuadra dhe sporti, nuk jam i lumtur. Është pak e vështirë për mua, ndjehem më mirë kur luaj jashtë Spanjës. Në Spanjë nuk më respektojnë”, u shpreh Morata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?