Morata flet për dëmtimin nga roja e sigurisë: Ishte për karton të verdhë …
Alvaro Morata i qetëson të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore. Një episod i veçantë dukej se e vuri në dyshim sulmuesin spanjoll për finalen e Euro 2024. Gjatë festimeve për fitoren kundër Francës, një tifoz arriti të hynte në fushën e lojës dhe një roje sigurie në tentaitvë për ta ndalur do të godiste sulmuesin spanjoll.
Një ndërhyrje që dukej se mund ta nxirrte jashtë loje kapitenin spanjoll, por ai donte t’i qetësonte të gjithë.
Sot në mëngjes, Spanja u largua nga hoteli në Monako dhe një Morata i buzëqeshur donte t’i qetësonte të gjithë për gjendjen e tij: “Jam mirë, fizikisht gjithçka është në rregull“, u tha ai gazetarëve të pranishëm.
Më pas edhe sulmuesi spanjoll donte të bënte shaka për atë që ndodhi: “Ishte një ndërhyrje për karton të verdhë”.