Morata: Mezi presin të shfryjnë ndaj nesh, nga jashtë duket e thjeshtë!
Spanja nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Polonisë mbrëmjen e djeshme. Alvaro Morata kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, por Robert Lewandowski gjeti rrjetën në fraksionin e dytë dhe i dhuroi një pikë kombëtares së tij. Sulmuesi i Juventusit, duke folur pas ndeshjes ka dhënë mendimin e tij për kritikat e shumta.
“Nuk është gjë e mirë të dëgjojmë fjalët dhe kritikat që thuhen, këta tipa presin momentin për t’u shfryrë kundër nesh. Në kompeticione si Euro 2020, e gjithë Spanja është me kombëtaren.
E dimë që vijmë nga gjenerata gjeniale dhe të afta për të fituar gjithçka, kështu që nuk e kemi të lehtë. Përqafimi me trajnerin pas golit? E falënderova për besimin ndaj meje. Te rasti i penalltisë më erdhi topi me 2000 km/h.
Duket e thjeshtë nga jashtë, por nuk është kështu. Pak më intereson fakti që shënova gol, futbolli është lojë kolektive. Më vjen keq që nuk morëm tre pikët, por kemi edhe një finale për të luajtur. Duhet të punojmë dhe të kemi besim“, deklaroi Morata.
KOHA JONË SONDAZH

