Morata zyrtarizohet te skuadra e Galatasaray

Morata është futbollisti më i ri i Galatasaray. Klubi turk ka arritur të marrë sulmuesin spanjoll, në formë huazimi nga skuadra e Milanit.

Pas disa ditësh tratativa mes palëve, ka ardhur akordi dhe më pas zyrtarizimi, i cili po pritej me padurim nga tifozët e ekipit turk. Morata, do të qëndrojë te Gallatasaray deri në fundin e sezonit.

32-vjeçari ka shënuar 5 gola në 16 ndeshje të luajtura në Milano. Më herët, ai është aktivizuar te Real Madrid, Juventus dhe Atletico Madrid.

SHKARKO APP