Moratti bën prapaktheu: Messi një ëndërr e imja si tifoz, do formonte një dyshe bombë me …
Sugjerimi Lionel Messi tek Interi zgjati vetëm disa orë. Pas fjalëve të thënë në një intervistë të dhënë ditën e djeshme, Massimo Moratti duket se ka hequr dorë.
“Është një ëndërr e imja si tifoz. Gjithmonë e kam pëlqyer dhe kur isha president e kam ndjekur, por nuk arrita ta merrja. Unë kurrë nuk kam folur me pronarin aktual për këtë temë. Nuk komandoj unë tek Interi.
Dyshja Lautaro-Messi? Do të ishte një bombë, magji e pastër. Janë krijuar, të shpejtë, të pastër, luajnë futboll si në rrugë. T’i shohësh së bashku është fantastike. Më pëlqen shmë Lautaro, lojtar i rëndësishëm që krijon dhe shënon gola.
Rifillimi i kampionateve? Futbolli është pasion, alegri, të shkosh në stadiume faljen. Të luash me dyer të mbyllura nuk i bën mirë këtij sporti. Tani duhet të rikuperohemi nga kjo pandemi, dhe të shërohen sa më shpejt futbollistët që janë prekur”, deklaroi Moratti. /R.Lika-Koha Jone/