Moratti: Interi është në depresion
Massimo Moratti nuk e ka fshehur hidhërimin për periudhën e keqe që po kalon Inter, por mendon akoma se Mancini është njeriu i duhur për të kthyer ekipin në rrugën e fitoreve: “Është një periudhë depresioni, ku lojtarët nuk po reagojnë në mënyrën e duhur.
Më vjen keq që nuk kam parë ekipin e duhur kundër Juventus-it”. Në lidhje me trajnerin: “Besoj se mund ta ringjallë skuadrën, por duhet të jetë më i qetë dhe të prekë telat e duhur për të karikuar lojtarët”, ka thënë ish-presidenti i Inter.
Moratti, në vazhdim, ka folur edhe në lidhje me marrëdhënien mes trajnerit dhe lojtarëve: “Nëse lojtarët nuk e ndjekin akoma Mancini-n? Nuk mund ta di, por nuk besoj se është kështu. Klubi është i pranishëm dhe mund ta ndihmojë duke i qëndruar afër, siç po bën”.
Për sa i takon përfshirjes së Zanetti-t në klub: “Me eksperiencën që ka, besoj se mund të bëjë diçka më shumë. Por besoj se klubi ka filluar të mendojë për këtë”. Në fund, ka ardhur edhe një batutë në lidhje me zgjedhjen e Infantino-s si president të FIFA-s: “Jam shumë i lumtur, e meriton. Është një njeri që i njeh mekanizmat dhe ka bërë gjithmonë një punë të mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

