Mori ftesë nga Italia, Cambiasso: Babai më tha se do të shkojë që të mbaja çantat!

Pasi bindi trajnerin Massimiliano Allegri që ta rikthente te Juventusi, Andrea Cambiasso ka marrë edhe grumbullimin e tij të parë në Kombëtaren italiane, nga ana e trajnerit Spalletti. Por mesa duket, dikush nga familja e tij është tallur keq pas këtij emocioni të bukur.

“Isha në grumbullim me Juventusin, përpara ndeshjes me Cagliarin dhe më telefonoi menaxheri i klubit. Nuk e prisja atë që do të më komunikonte, ndonëse ishte normale që e ëndërroja, e shpresoja një grumbullim në përfaqësuese dhe pasi mora lajmin, isha thjesht në qiellin e shtatë.

Brenda meje ndjeva menjëherë një ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë, por nëse përpara menaxherit të grupit të skuadrës e mbajta veten, me të shkuar në dhomën time, shpërtheva nga lumturia. Madje, menjëherë kërkova që ta konfirmoja emrin tim në listën e shpallur nga Spaleti. Menjëherë pas lajmit mora në telefon prindërit dhe vëllain tim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Babai im ishte shumë i lumtur, por në të njëjtën kohë ma preu edhe shkurt: ‘Komplimente, por rri i qetë se do të shkosh vetëm për të mbajtur çantat. Ka të tjerë që e kanë blinduar atë pozicion ku ti luan’. Sigurisht që bëhej fjalë për një shaka, pasi me babain kam një marrëdhënie fantastike, edhe sepse bëjmë shumë shaka bashkë”, tha Cambiasso

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Andrea Cambiasson është një hap shumë i madh ky që ka hedhur, duke qenë se nëse tri vite më parë ishte protagonist në Serinë D, brenda një kohe kaq të shkurtër fitoi besimin e Juventusit dhe të kombëtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?