Mori ftesë nga Reja, Seferi: Ëndërr e bërë realitet, nuk ju zhgënjej!

Taulant Seferi është ftuar për herën e parë në Kombëtare, diçka që e ka gëzuar shumë lojtarin. Sulmuesi i huazuar nga Jang Boys te Xamax, është shfaqur mjaft i emocionuar.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, 22-vjeçari shfaqet shumë i lumtur, teksa shkruan: “Faleminderit te gjithëve qe gjetët kohë të më shënoni, të më telefononi. Zgjedhjen time nga trajneri Edi Reja e pranova me gjithë qejf. Jam shumë i lumtur dhe më në fund ëndrra ime po bëhet realitet. Do jem gjithmonë për kombin tim.”, shkruan sulmuesi.

Teksa në një postim pak më herët kur mori ftesën, Seferi shkruante: “Faleminderit për besimin, asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?