“Mos fol”, si Mourinho paralajmëroi kryeministrin Rama gjatë ndeshjes me Kroacinë, mesazhi i tij

Alban Xhihani, komentatori i Klanit ishte zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të mbyllur sezonin e tretë të podcastit të tij. Xhihani flet për emocionet, për atë që cilëson si majën e karrierës si komentator, të komentonte ndeshjet e Kombëtares në këtë kompeticion.

Alban Xhihani: Pavarësisht eksperiencës shumëvjeçare, vjen një moment kur ti ke njëlloj emocioni dhe e gjithë kjo vinte nga një atmosferë e bukur, që gjithsesi më mbushi dhe më dha forcë që të bërtisja deri në ngjirje.

Edhe kryeministri ka dhënë këndvështrimin e tij për paraqitjen e kombëtares, por dhe mbështetjen nga tifozeria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama: Kanë luajtur futbollin më të mirë që mbaj mend unë në Kombëtare, tifozët tanë luajnë bashkë me ne, janë skuadër. Në këtë aspekt, ai ka qenë lojtari më i mirë i jonë, absolutisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjen me Italinë, Rama e ndoqi në stadiumin e Dortmundit në krah të homologes Meloni. Ai tregon prapaskenat e përjetimeve të italianëve pas golit të Bajramit në sekondën e 23.

Edi Rama: Kthej kokën dhe aty ishte një vaki dhe një shok dhe ishin të gjithë të ngrirë dhe nuk kishte asnjë komunikim me njëri-tjetrin. Ata ishin në shok. Po ashtu, kryeministri zbulon jo skuadrën e tij të preferuar, por trajnerin që e ka bërë të ndryshojë dhe skuadrat e parapëlqyera. Me Morinjon, Rama tregon se ka një komunikim të vazhdueshëm që është zhvilluar dhe gjatë ndeshjeve të kombëtares.

Edi Rama: Në pushim të ndeshjes me Kroacinë, i shkruajta Morinjos dhe i thashë “deri tani ok” dhe më çoi një rresht me “mos fol”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?