“Mos ia bëj këtë, Cristiano. Edhe ai ka një familje”, veprimi i CR7 që turpëroi Rudiger (VIDEO)

Cristiano Ronaldo realizoi një lëvizje fantastike në humbjen e Portugalisë ndaj Gjermanisë. Sulmuesi i Juventusit turpëroi mbrojtësin Antonio Rudiger, me 36-vjeçarin që ia ngriti topin lart qendërmbrojtësit kur ky u përpoq t’ia merrte dhe sikur të mos mjaftonte kjo, topin që po binte e pasoi me takë, pa e parë fare shokun e ekipit.

Në rrjetet sociale shpërthyen komentet tallëse ndaj mbrojtësit të Chelsea, me dikë që shkroi në Tëitter: “Mos ia bëj këtë, Cristiano. Edhe ai ka një familje”.

p1f8iin4g31b6t1msq2c523hbdjj.jpg

Swiss Digital Desktop Reklama

Cristiano shënoi një gol dhe dha një pasim për gol, por nuk arriti dot të shmangë humbjen 4-2 të Portugalisë, në ndeshjen e dytë të grupit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?