Mostransmetimi i këngës “Mora Fjalë” në “Air Albania”/ Shkurte Fejza: E nderuar që e këndova në Tiranë, jam e mërzitur …

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza ishte e ftuar mesditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për indinjatën e saj lidhur me mostransmetimin e këngës “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjeve të Kombëtares.

Fejza tha se është ndjerë e nderuar që është ftuar të këndojë këtë këngë në stadium, ndërsa tha se arsyeja se pse kjo këngë është e ndaluar vjen për shkaqe politike. Por mesa duket, Shkurte Fejza është më e indinjuar për faktin se në stadiumin e Prishtinës kjo këngë nuk këndohet dhe uron që në të ardhmen të dëgjohet edhe në stadiumet e Kosovës.

“Jam ndjerë e nderuar që më kanë ftuar të këndoj në stadium dhe nga atmosfera e krijuar. Kënga i dedikohet një figure të shenjtë që ka Kosova. Më dhemb që nuk këndohet se është këngë e imja. Po mohohet. Miqtë më thonë se po ndalohet se është politike.

A je e mërzitur që kjo këngë nuk këndohet në stadiumin e Prishtinës? – Jam shumë e mërzitur dhe është për të ardhur keq. Ne jemi frymëzuar nga Shqipëria dhe thoja gjithmonë që ishalla edhe këta po e shohin që kjo këngë duhet nderuar”.

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur tha se ish-drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF mund të ishte shkarkuar nga puna sepse ky i fundit e ftoi atë që të interpretonte këtë këngë në stadium gjatë një ndeshjeje të Kombëtares.

Shkurte Fejza në emisionin “Shqipëria Live” tha se nuk ka informacion, duke u treguar kontradiktore dhe duke dhënë dy versione të ndryshme.

SHKARKO APP