Moti mund të ndikojë ceremoninë hapëse të Kupës së Botës 2026, parashikohen reshje dhe stuhi në Mexico City

Ndërsa emocionet për nisjen e Kupës së Botës 2026 kanë arritur kulmin, vëmendja e tifozëve është zhvendosur edhe te kushtet atmosferike që pritet të shoqërojnë ceremoninë hapëse dhe ndeshjen e parë të turneut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të Meksikës, dita e enjte, 11 qershor, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në Mexico City, me vranësira të dendura, reshje shiu dhe stuhi lokale. Gjatë ceremonisë hapëse dhe sfidës inauguruese mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin legjendar Estadio Azteca, temperaturat pritet të luhaten mes 23 dhe 25 gradë Celsius.

Parashikimet meteorologjike tregojnë një mundësi prej 60 për qind për reshje në zonën jugore të kryeqytetit meksikan, aty ku ndodhet stadiumi. Gjithashtu, priten erëra me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë, ndërsa nuk përjashtohet as rreziku i breshërit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje tifozëve që do të ndjekin nga afër ceremoninë dhe ndeshjen hapëse të tregojnë kujdes. Ata këshillojnë spektatorët të pajisen me mushama ose veshje kundër shiut dhe të planifikojnë kohë shtesë për udhëtimin drejt stadiumit, për shkak të kushteve të pritshme të motit dhe trafikut të rënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht parashikimeve jo ideale, organizatorët mbeten të bindur se ceremonia hapëse e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet sipas planit, duke shënuar fillimin e një prej turneve më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?