Motra e Rezart Taçit fotografohet në ambientet e klubit të Parmës
lapsi.al shkruan se kush kishte dyshime se pas blerjes së ekipit të Parmës, në Seria A, qëndron Rezart Taçi, mjafton të shohë këto foto të publikuara nga lapsi.al. Në to shfaqet motra e tij, Anika, zëvendëspresidentja e Taçi Oil, e fotografuar në ambientet e klubit. Mediat italiane shkruajnë se pasi ka drekuar dhe është njohur me shumicën e lojëtarëve të Parmës, Anika Taçi është mbyllur në zyrat e qendrës sportive Collecchio, të Parmës për të analizuar dokumentacionin dhe për t’u kujdesur për bilancet dhe llogaritë. “Administrimi u është besuar njerëzve të biznesmenit të naftës, i cili, përmes të motrës po e merr në pronësi Parmën gradualisht”, shkruajnë mediat në Itali.
E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që Pietro Leonardi, drejtori teknik i klubit, po punon me njerëzit e Taçit për t’i dhënë trajnerit Donadoni atë që kërkon prej kohësh: dhënien borxh të dy mesfushorëve, një aksion që pritet vetëm të finalizohet pasi të interesuar janë Milani e Lazio.
Pasi të kenë analizuar llogaritë, njerëzit e biznesmenit të naftës (Taçit) pritet të japin dritën jeshile për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Parmës. Kjo, vetëm në rast se nuk ndodh ndonjë tërheqje e papritur.
Në mesin e gjithë kësaj, në qendrën sportive në Collecchio shihet Anika Taçi. Një xhiro për të kontrolluar gjithçka, për të njohur ambientin dhe për t’u familjarizuar, që sipas mediave italiane i paraprin zyrtarizimit të Rezat Taçit si president i klubit të Parmës.
Mbi 66 përqind të aksioneve të Parmës u blenë nga kompania “Dastraso Holdings Ltd”. Mediat italiane shkruajnë se drejtor i saj është Petrit Doka, siç rezulton edhe në një dokument të publikuar prej tyre. Ai është një argjendar shqiptar i lidhur ngushtë me Rezart Taçin.
Gazeta “Il Mattino di Parma” shkruante pak ditë më parë se Petrit Doka refuzoi të merrte postin e presidentit të Parmës. Kjo, ndoshta për faktin se në këtë post pritet të zyrtarizohet Rezart Taçi.
Kompania italiane që drejton Doka u krijua më 7 nëntor 2014. Gazeta e Parmës shkruan se kjo do të thotë që kompania në fjalë u ndërtua vetëm me qëllimin për të blerë klubin e Parmës, që një muaj më parë.
Në dokumentet e publikuar nga kjo gazetë nuk janë emrat e investitorëve të tjerë të kompanisë kompanie, por thuhet se “Dastraso Holdings Ltd” është një grup investimi ruso-qipriot, që mendohet të jetë themeluar nga Rezart Taçi. “Il Mattino di Parma” e jepte të sigurtë përfshirjen e Taçit në operacionin e blerjes së Parmës, pasi ai rezulton të ketë marrëdhënie tregtare si në Rusi, ashtu edhe në Qipro, është klient i presidentit të përkohshëm të Parmës, Fabio Xhordano dhe ka partner biznesi argjendarin Petrit Doka.
KOHA JONË SONDAZH

