Mourinho: Europa League për mua është si “Formula Dy” për Hamilton

Jose Mourinho dëshiron ta çojë Tottenham në “Europa League”, por e krahason të luajturit në këtë kompeticion si Lewis Hamilton të fitonte “Formula Dy”.

“Liga e Europës nuk është kompeticioni më i madh në kontinent. Por, është i dyti. Dhe kur një klub, lojtar apo trajner e fiton atë, bën mirë, por nëse pyet Lewis Hamilton a dëshiron të fitojë “Formula Dy”, nuk mendoj se pranon. Pra, nuk do të ishte një punë e madhe për të.

Sidoqoftë, është një kompeticion dhe unë preferoj më mirë të luaj në ’Europa League’ sesa fare. Personalisht kam mendimin se është një titull që Tottenham do të dëshironte të fitonte. Duhet të bëjmë gjithçka për të luajtur në “Europa League” sezonin e ardhshëm. Duhet të luftojmë për këtë”.

Mourinho e fitoi me Manchester United titullin e “Europa League” më 2017, 14 vite pasi triumfoi në Kupën UEFA me Porton.

SHKARKO APP