FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho flet për të ardhmen: Benfica më ofroi rinovimin, nuk kam pasur kontakt me Real Madrid

Trajneri portugez Jose Mourinho ka konfirmuar se ka marrë një ofertë për rinovimin e kontratës nga Benfica, por ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Gjatë një konference për shtyp, “Special One” zbuloi se oferta i është dorëzuar agjentit të tij, ndërsa ai vetë ka preferuar të mos e shqyrtojë ende.

“Po, të mërkurën mora një ofertë për rinovimin e kontratës nga Benfica. Oferta i është dorëzuar agjentit tim, por nuk kam dashur ta shoh, ta njoh apo ta analizoj. Do ta bëj këtë vetëm duke filluar nga e diela”, deklaroi Mourinho.

Tekniku portugez hodhi poshtë gjithashtu zërat për një rikthim të mundshëm te Real Madrid, duke theksuar se nuk ka marrë asnjë kontakt nga drejtuesit e klubit madrilen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa i përket Real Madridit, askush nuk më ka thënë ndonjëherë se kishte një ofertë për të më treguar. As presidenti dhe as ndonjë person i rëndësishëm i klubit. Por edhe nëse do të më kishin kontaktuar, përgjigjja ime do të kishte qenë e njëjtë”, u shpreh Mourinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, trajneri theksoi se java e ardhshme do të jetë vendimtare si për të ardhmen e tij personale, ashtu edhe për planet e Benfica-s.

“Java e ardhshme do të jetë e rëndësishme për mua, për të ardhmen time dhe gjithashtu për Benfica-n. Kur të përfundojë sezoni, klubi duhet të nisë të mendojë për sezonin e ardhshëm. Sipas kontratës dhe marrëveshjes që firmosa kur erdha, kemi këto pak ditë për të vlerësuar situatën dhe për të marrë një vendim”, përfundoi Mourinho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?