Mourinho flet për tërheqjen e Messit nga Argjentina: Do të na mungojë, nuk ka fjalë për ta përshkruar!

José Mourinho ka komentuar vendimin e Lionel Messit për t’i dhënë fund aventurës me kombëtaren e Argjentinës, duke e cilësuar yllin argjentinas si një prej futbollistëve më të jashtëzakonshëm që ka njohur futbolli.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Real Madridit ndaj Betisit, trajneri portugez u ndal te karriera e Messit me “Albicelesten” dhe vështirësia për të përshkruar atë që ai ka bërë në fushë.

“Të flasësh për Messin është e komplikuar. Nuk ka shumë më tepër për të thënë. Nuk ekzistojnë fjalë që mund të përshkruajnë cilësinë e tij si futbollist”, u shpreh Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku i Real Madridit vlerësoi veçanërisht paraqitjet e Messit edhe në Botërorin e fundit, pavarësisht moshës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe në këtë Botëror, ku mori pjesë në moshën 38 apo 39-vjeçare, ai mbeti i njëjti lojtar që kemi parë gjithmonë”, deklaroi Mourinho.

Portugezi pranoi se futbolli do ta ndiejë mungesën e një prej ikonave të tij, ndërsa për të ndjekur vitet e fundit të karrierës së Messit, ai tha se do t’i duhet të kthejë vëmendjen edhe drejt kampionatit amerikan MLS.

“Është një nga ata lojtarë që do të na mungojë. Do të duhet të shohim disa ndeshje të MLS-së, gjë që nuk më entuziazmon veçanërisht, por duhet ta bëjmë për të shijuar sa më shumë këto vitet dhe sezonet e fundit, për ta parë duke luajtur”, përfundoi Mourinho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?