Mourinho i sugjeroi largimin, por Zaniolo renditet i pesti për faulle të pësuar në Seria A
Jose Mourinho së fundmi dha një intervistë shumë interesante duke i sugjeruar futbollistit të tij, Zaniolo që është më mirë të largohet nga Seria A për shkak të faulleve të shumtë që pëson. Strategu portugez u shfaq i mërzitur për shkak të ndërhyrjeve të shumta ndaj tij në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Bolognës. Gjithsesi në fakt statistikat nuk i japin të drejtë, pasi talenti italian është i pesti në renditjen e futbollistëve që pësojnë më shumë faulla në Seria A.
Zaniolo (Roma) – 30 faulle (i aktivizuar 910 minuta), pëson faull çdo 30 minuta
Davide Frattesi (Sassuolo) – 31 faulle të pësuar. I aktivizuar në 1240 minuta. Pëson ndërhyrje të gabuara në çdo 40 minuta
Mattias Svanberg (Bologna) – 33 faulle të pësuar. I aktivizuar në 1108 minuta. Në çdo 33 minuta pëson faull.
Federico Bonazzoli (Torino) – 33 faulle të pësuar. Ka luajtur deri më tani 824 minuta. Pëson ndërhyrje të gabuar në çdo 25 minuta.
Dusan Vlahovic (Fiorentina) – 41 faulle të pësuar. Ka luajtur plotë 1340 minuta me ekipin vjollcë, duke pësuar ndërhyrje të gabuara në çdo 32 minuta lojë.
/Rozalb Lika-Koha Jonë/