Mourinho: Kam ndryshuar në shumë gjëra, por ADN-ja mbetet e njëjta!

Jose Mourinho ka folur për rikthimin e tij në pankinën e Real Madridit dhe për ndryshimet që ka pësuar gjatë 13 viteve të fundit. Në një intervistë për Josep Pedrerol në El Chiringuito, trajneri portugez theksoi se eksperienca e ka bërë më të pjekur dhe më të kontrolluar, por pa ndryshuar karakterin e tij.

“Kam ndryshuar në shumë gjëra, si person ashtu edhe si trajner. Kam më shumë maturi, jam më pak emocional dhe më i kontrolluar, por ADN-ja ime është gjithmonë e njëjtë. Nuk mund të fsheh atë që jam”, deklaroi Mourinho.

Trajneri portugez vuri theksin edhe te rëndësia e eksperiencës dhe e gabimeve të së kaluarës. Sipas tij, në futboll përvoja është një avantazh i madh, pasi sa më shumë situata të kesh përjetuar, aq më mirë mund t’i përballosh sfidat e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me grupin që ka gjetur në Madrid, Mourinho u shpreh i kënaqur me mentalitetin e lojtarëve. Ai veçoi dëshirën e madhe për të fituar dhe gatishmërinë e skuadrës për të dëgjuar dhe për të punuar me sens të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam gjetur një dhomë zhveshjeje me shumë dëshirë për të fituar dhe të hapur ndaj arsyes. Deri tani nuk kam pasur nevojë të jem ai lideri agresiv që mund të jem, sepse ata më kanë mbrojtur nga ky version i vetes”, tha tekniku.

Mourinho foli gjithashtu për lidhjen e tij me klubin madrilen, duke nënvizuar se për të nuk bëhet fjalë thjesht për të punuar te Real Madridi, por për të punuar në shërbim të klubit.

“Nuk më pëlqen vetëm të punoj te Real Madridi, më pëlqen të punoj për Real Madridin. Që nga dita e parë në Valdebebas ua kam thënë të gjithëve: jemi këtu për të punuar për këtë shoqëri”, theksoi ai.

Përkushtimi i portugezit shkon edhe më tej. Kur familja e tij nuk ndodhet në Madrid, Mourinho preferon të qëndrojë në qendrën stërvitore të klubit.

“Kur familja ime nuk është në Madrid, qëndroj gjithmonë në Valdebebas. Largohem prej këtu rreth orës gjashtë ose shtatë. Është shumë komode të qëndrosh këtu”, rrëfeu trajneri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?